Aleksandër Vuçiq tha sot se nuk është i kënaqur që nuk do të ketë një takim në Paris.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, duke folur për marrëdhëniet me Kosovën, tha sot se “ata vetëm kërkojnë njohje, por nuk ofrojnë asgjë, prandaj zgjidhja e çështjes së Kosovës shtyhet vetëm për të na ngadalësuar në zhvillim”.

Ai gjithashtu ka shtuar se nuk është i kënaqur që nuk do të ketë një takim në Paris.

Vuçiç tha se ishte i trishtuar kur dëgjoi vlerësimet e disa qarqeve amerikane se Prishtina kishte të drejtë për taksën sepse Serbia ka punuar për të tërhequr njohjen, shkruan novosti, transmeton lajmi.net.

“Dhe më vjen keq për të dëgjuar vlerësimet e disa qarqeve se shqiptarët kishin të drejtë të imponojnë taksën për shkak se Serbia është e angazhuar për të tërhequr njohjen e Kosovës. Kjo është e drejta jonë, ne nuk e njohëm Kosovën”, ka thënë ndër tjerash Vuçiq.

Vuçiq tha se Prishtina në një mënyrë po e shantazhon Beogradin për të mos arritur një zgjidhje.