Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se njohja e Kosovës nuk do të jetë temë në Washington, dhe se as nuk do ta lejojnë që të jetë.

Vuçiq tha se ai ishte në kontakt me të gjithë ata që merren me këtë çështje çdo ditë, dhe shtoi se i vjen turp të përgjigjet në një mënyrë serioze për njohjen e Kosovës nga Serbia.

Kreu i shtetit serb vlerësoi se ekziston një konflikt i madh politik midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, i cili mund të shihet në çështjen e Kosovës, në të cilën Serbia nuk dëshiron të ndërhyjë, dhe shtoi se është e rëndësishme që vendi i tij të kalojë i padëmtuar në atë “luftë elefantësh”, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq, tha sot se problemi është se ai nuk sheh një zgjidhje thelbësore për problemin e Kosovës në të ardhmen që do të ishte po aq e pranueshme ose po aq e papranueshme për të dyja palët.

Në çdo rast, thekson ai, ai do të luftojë për vendin e tij me gjithë zemër dhe forcë.