Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i uroi homologut të tij rus, Vladimir Putin Ditën e Punonjësve të autoriteteve të sigurisë, duke e falënderuar në të njëjtën kohë për qëndrimin siç thuhet “parimor të Rusisë mbi çështjen e Kosovës dhe shprehu kënaqësi për vizitën e ardhshme të Putinit në Serbi.

Në një telegram në të cilin Putinin e quan mikun e tij, Vuçiq thotë: “Më lejoni t’ju përgëzoj me ndershmëri në Ditën e Punëtorëve të Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, jo vetëm si President i Federatës Ruse, por edhe si njeri që filloi karrierën e tij të madhe në organet shtetërore të sigurisë”./klankosova.tv/.