Lokale - eSIMy

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se shefi i të ashtuqujturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ishte në Berlin në një takim përgatitor për Samitin e Parisit.

“Marko Gjuriqin në atë takim e kam dërguar personalisht unë”, tha Vuçiq para gazetarëve i pyetur për takimin në Berlin.

Ai theksoi se nuk bëhet fjalë për asnjë fshehtësi përveç se nikoqirët kanë qenë përgjegjës të përmbajtjes së diskutimeve, transmeton lajmi.net.

“Pas atij takimi në të cilin jemi pajtuar së bashku me nikoqirët që të mos flitet për atë që është diskutuar, kam thënë se nuk do të ketë Samit të Parisit”, shtoi ai.

Vuçiq ka theksuar se Gjuriqin e ka këshilluar të përcjell mesazhin se Serbia dëshiron të jetë konstruktive, se dëshiron dialog dhe se gjëja më e rëndësishme është heqja e taksës”.

“Shqiptarëve nuk u ka shkuar mendja ta heqin taksën, andaj nuk ka rezultat në lidhje me atë takim. Por, mendoj se gjermanët dhe francezët tani e dinë se kush nuk dëshiron dialog, kush e ngecë, dhe kush dëshiron se në vend të Evropës dikush tjetër të merret me këtë temë. Nuk them se dikush tjetër nuk duhet të pyetet, por ata dëshirojmë që vetëm ata të tjerët të pyeten”, theksoi ai.