Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë”, “lëndim i lehtë trupor” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Sipas Policisë, më 22 shtator 2026, i dyshuari është paraqitur në stacionin policor së bashku me avokatin e tij. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente.






