Një person është vrarë mëngjesin e sotëm në rrugën që të çon për në fshatin Batllavë të Podujevës, raporton Llapi.info.
Viktima derisa po e ngiste biçikletën e tij, është goditur nga prapa me një automjet, ndërsa i dyshuari më pas ka shtënë me armë duke e lëndë të vdekur.
Rastin për Llapi.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar.
“Sot rreth orës 08:00, në fshatin Gërdovc të Podujevës, policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e ndodhur sot në fshatin Batllavë, të Podujevës. Personit të dyshuar, B.B mashkull 47 vjeç, i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast. Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, ka thënë Ahmeti./Llapi.info






