Në orët e para të së shtunës është therur me thikë Albert Muja nga Mitrovica, pas një mosmarrëveshje të çastit me të dyshuarin L.B.

Ai mori trajtim fillimisht në Spitalin e Mitrovicës e pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës por shkaku i gjendjes së rëndë shëndetësore vdiq gjatë natës.

I dyshuari L.B bashkë me shokun e tij A.Z janë në arrati dhe Policia e Kosovës po i kërkon ndërsa si provë materiale ka konfiskuar një veturë.

I ndjeri u varros të shtunën pasdite në varrezat e qytetit në Mitrovicë, dhe e pamja për të do të jetë 3 ditë në shtëpinë e tij në rrugën Artim Jashari.