Sylejman Ahmeti është shpallur fajtor për vrasjen e Shaip Krasniqit.

Trupi gjykues në Gjykatën Themelore në Prizren, ka shpallur të hënën aktgjykimin dhe ka dënuar me 24 vjet e 10 muaj burgim, për vrasje të rëndë dhe për armbëmbajtje pa leje.

Sipas Prokurorisë në Prizren, Shaip Krasniqi dyshohet se është vrarë nga shoku i tij Sylejman Ahmeti për një borxh prej 20 eurove, më 26 janar të 2020, në një lokal të fshatit Maqitevë të Suharekës.

“I akuzuari S.A., ka privuar nga jeta personin tjetër, dhe me atë rast me dashje ka vë në rrezik jetën e një apo më shumë personave tjerë, ashtu që me datë 26 janar 2020, rreth orës 21:45, në një lokal – kafiteri, në fshatin Maqitevë – Komuna e Suharekës, pas mosmarrëveshjes lidhur me një borxh, që i’a kishte tani i ndjeri Sh.K., vëllait të të akuzuarit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.