Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Tërvol të Gramshit. Një 75-vjeçar i identifikuar si Xhavit Sinani ka vrarë me sëpatë gruan e tij, Zeqine Sinani dhe vëllanë Shaqir Sinani. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës së familjes Sinani, teksa ende nuk dihen arsyet e këtij krimi makabër.
Pas vrasjes, Xhavit Sinani ka njoftuar fëmijët e tij duke i marrë në telefon dhe u ka thënë se ka vrarë mamanë dhe xhaxhanë e tyre.
Pas kësaj telefonate, ai është arratisur, por arratia e tij ka zgjatur vetëm pak orë, pasi është arrestuar nga forcat e policisë.
75-vjeçari pritet që të merret në pyetje teksa paraprakisht ka dyshime se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Familjarë të Shaqir Sinani, autorit të krimit dhe bashkëshortes kanë dhënë dëshminë e tyre dhe janë shprehur të tronditur, pasi as ata nuk e dinë arsyen e këtij krimi të rëndë./joq Albania






