Lokale - eSIMy

Dy persona janë arrestuar pas një përleshje me armë zjarri në rrugën e Bajgorës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale Vrasje në Tentativë’

Mitrovicë, 26 prill 2022

Në orët e mbrëmjes së datës 26 prill 2022, policia në Mitrovicë ka arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale Vrasje në Tentativë

Arrestimi i dy të dyshuarve V.B., 26 vjeçar dhe A.B., 33 vjeçar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme se rreth orës 17:00, në fshatin Bare të Mitrovicës si pasojë e përleshjes me mjete të forta u kanë shkaktuar lëndime trupore tre ankuesve të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se nga të dyshuarit në drejtim të drejtim të ankuesve është shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarës në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë dhe një fishek.

Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra, me urdhër të prokurorit te rastit dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat ‘Vrasje në Tentativë, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Armëmbajtje pa leje dhe Lëndim i lehtë trupor: