J.B., 19-vjeçar, K.K., 19-vjeçar, A.Xh, 18-vjeçar dhe O.A. 18-vjeç kanë rënë nën prangat e Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, njër nga viktimat me të cilat ishin përleshur kishin pësuar lëndime trupore nga nëj mjet I mprehtë.
Që të katërt janë arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentative”.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen katër të dyshuar për rastin vrasje në tentativë
Prishtinë, 04 maj 2025 – Mbrëmë nga zyrtarët policor të kryeqytetit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë , me ç’ rast, një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët si rezultat i përleshjes.
Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;
J. B, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
K. K, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
A. XH, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe
O. A, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ndaj të cilëve policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Vrasja në tentativë” si dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.