Mbrëmjen e së dielës, një person i moshës 66-vjeçare, dyshohet se është vrarë në Dumnicë të Podujevës.

Hetuesit policorë po  vazhdojnë të mbledhin informata në lidhje me këtë vrasje.

Qindra metra ndajnë shtëpinë e viktimës nga vendi i ngjarjes, ku Salih Salihu u gjet pa shenja jete.

Banorët që kanë njohur viktimën e kanë përshkruar atë si njeri të qetë, ndërkohë që thonë se kanë dëgjuar edhe një të shtënë.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërkohë që nuk është identifikuar askush si i dyshuar.

Familjarët, prapa kamerës së T7, thonë se nuk ka lidhje me hakmarrje.

Më poshtë video:

 

 

/Llapi.info