Lokale - eSIMy

Një person është duke u intervistuar për vrasjen e djeshme në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

A.J  u qëllua gjatë ditës së djeshme për vdekje në Prishtinë.

Menjëherë pas rastit  Policia e Kosovës kishte filluar bastisjet për identifikimin e të dyshuarve.

Intervistimi i një personi në lidhje me vrasjen e djeshme është konfirmuar nga lajmi.net edhe nga Policia e Kosovës teksa këta të fundit kanë bërë të ditur se detajet do të  publikohen më vonë.

Ndryshe, dëshmitarët i kanë thënë lajmi.net gjatë ditës së djeshme se viktima kishte pasur probleme me familjarët e gruas së tij, mirëpo se një informacion i tillë mbetet  i pakonfirmuar.