Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Personi i dyshuar është 15 vjeçar e i njëjti është dorëzuar në polici dhe ndaj tij është shqiptuar masa e arrestit.
Nga ana tjetër, vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF.
Kjo është komunikata e plotë në lidhje me rastin:
Pas një pune të vazhdueshme hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen që ka ndodhë sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Personi i dyshuar E.V, mashkull 15 vjeç, është dorzuar në polici dhe i njëjti është në masën e arrestit policor.
Personit të dyshuar i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.
Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore.






