Shoferi i një veture, që voziti duke kaluar nëpër ditë të kuqe, e ka goditur një furgon që kishte të drejtë qarkullimi në atë moment dhe përfundoi në një lokal që shiste ushqime të shpejta, në një rrugë në Coventry të Anglisë.
Megjithëse e la viktimën e shtrirë në asfalt dhe duke u zvarritur nga dhimbjet, shoferi dhe dy shoqëruesi i tij janë larguar, duke mos i dhënë asnjë ndihmë, transmeton Telegrafi.
Në të njëjtën kohë, veturën e aksidentuar e kanë lënë të përplasur, për pjesën e përparme të lokalit, ku u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas raportit të policisë, 30-vjeçari që po e voziste furgonin e aksidentuar, ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetë.
Derisa ndaj shoferit që shkaktoi aksidentin, janë duke vazhduar hetimet.