Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:15, në Ferizaj, ka dënuar shoferin, i cili në zonën 40 km/h voziti 90 km/h.
“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj dje, më 10.02.2022, rreth orës 17:15, ka ndaluar shoferin, i cili me automjetin e udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim të shpejtësisë, në rrugën ‘Brahim Ademi’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 94 km/h”, thuhet në njoftim.
PK-ja njoftoi se në lidhje me këtë shoferi me inicialet A.M. (M/K), 31-vjeçar, është gjobitur me 500 euro dhe me heqje të patentës për 1 vit dhe 5 pikë negative.
“Ai në tërësi e pranoi kundërvajtjen e shkaktuar”, bëhet e ditur nga PK-ja.






