Lokale - eSIMy

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Rama ka votuar në hapësirat e Universitetit të Prishtinës.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin dhe të hedhin votën e tyre.

“Është ditë e mrekullueshme me diell, ditë e mirë për Prishtinën, andaj ftoj të gjithë qytetarët të dalin dhe të hedhin votën e tyre”, ka thënë Rama.