Lokale - eSIMy

Ka votuar pak minuta më parë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, shkruan Llapi.info.

Bulliqi ka hedhur votën e tij në shkollën fillore “Ilir Konushevci” në fshatin Llugë, derisa u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime.

“Siç po duket është një proces me rregull. Gjithçka po shkon mbarë. Sot për qytetarët e Podujevës është një ditë e veçantë sepse kanë të drejtën e tyre për të votuar dhe për të thelluar më tutje demokracinë lokale. Uroj që kjo ditë të shkojë mirë dhe mbarë ashtu siç ka nisur. Në fund të kemi një rezultat i cili do të jetë në interes të qytetarëve të Llapit. Nga këtu ftoj të gjithë qytetarët që të dalin dhe ta kryejnë obligimin qytetar. Demokracia lokal është adresa e parë, ku qytetari adreson kërkesën e tyre. Prandaj, unë besoj që ata do të zgjedhin kryetarin, i cili do t’i shtyj ndryshimet përpara”, ka thënë Bulliqi.

Në Komunën e Podujevës janë 45 qendra me 111 vendvotime. Të drejtë vote kanë 83 mijë e 562 qytetarë./Llapi.info