Lokale - eSIMy

Në shkollën “Luigj Gurakuqi” në fshatin Batallavë ka votuar edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni, shkruan Llapi.info.

Me këtë rast, Hyseni ka ftuar qytetarët që t’u drejtohen kutive të votimit.

“Procesi i votimi shkoj mirë. Ne presim një punë të madhe që do ta bëjmë me zell. Ftoj qytetarët që të dalin dhe ata vendosin sot se kush do të qeverisë për katër vjetër e ardhshme”, ka thënë Hyseni./Llapi.info