Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga LDK, Agim Veliu i shoqëruar me gruan dhe familjen e tij kanë votuar sot, njofton Llapi.info.

Veliu pas kryerjes së obligimit të tij, ka bërë thirrje që sot të gjithë qytetarët të votojnë dhe të kryejnë obligimin e tyre qytetarë.

“Unë dhe familja ime, pak çaste më parë, kryem obligimin qytetar duke shfrytëzuar të drejtën për të votuar.
Ju bëj thirrje të gjithë juve, që bashkë me familjet tuaja, të dilni dhe të votoni.
Gjithashtu, të gjitha palët e përfshira në proces zgjedhor, i ftoj për proces të rregullt dhe demokratik”, ka thënë Veliu.