Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka votuar në mënyrë unanime për Ligjin anti-Covid.
Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, tha se ky veprim është i vonshëm, por megjithatë falënderoi kolegët e tij që votuan pro.
“Edhe pse pak u vonua , Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sapo votoi në mënyrë unanime Ligjin Anti-covid me ç’rast u procedua për Kuvend për lexim të parë. Faleminderit të gjithë deputetëve pa dallim partie për përkrahjen dhe gatishmërinë e tyre për kontribut të mëtutjeshëm për plotësimin e ligjit sipas nevojave e gjendjes së tanishme me Pandeminë në Kosovë”.





