Lokale - eSIMy

Janë numëruar votat me postë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), raporton Llapi info.

Nga 102 vota, Bulliqi i VV-së ka marrë 91 vota, kurse Ekrem Hyseni i LDK-së, 11 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare ku tashmë janë numëruar 100 për qind të votave, sipas të cilave kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi ka fituar 51.84 për qind të votave, apo saktësisht 20 mijë e 282 vota. Në anën tjetër, Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka marrë 48.16 për qind ose 18.845 vota, pa llogaritur ato të diasporës./Llapi.info