Është shumë e quditshme pse nuk emërohen drejtorët dhe nuk kompletohet ekzekutivi komunal në Podujevë! Kur tashmë ka kaluar një kohë e gjatë prej kur kanë përfunduar proceset zgjedhore, njëherë ato të rregullta, pastaj edhe balotazhi, gjuthashtu është konstituar kuvendi duke e zgjedhur kryesuesin, e cila ishte, një sfidë më e madhe se sa emrimi i drejtorëve, ku nuk duhen vota të asambleistëve, por vetëm vullneti i shefit.

Cilat janë arsyet që nuk po bëhët emërimi ? Ato i din vetëm shefi Agim Veliu, i cili ka pushtet absolut mbi strukturën partiake të LDK-së, dhe po ashtu edhe mbi strukturat qeverisëse në nivel të Komunës së Poduejvës.
Ai si duket ka vendosur të i mbaj nën presion ata që presin emërimin e tyre në pozita të drejtorëve dhe kështu edhe të kalkuloj kujdesëshëm, pasi që në zgjedhjet e fundit nuk ka kursyer premtime dhe gjithë çfarë mund të premtohet.

Duke qenë nën presion të madh, nga frika se mund të rrezikohej të humbë nga LVV, e cila kishte frymën e rritjës së elektoratit dhe shihej si konkurrent bukur serioz, z.Veliu premtonte krejt çka i kërkohej vetëm që të fitonte pa balotazh dhe ta deklasonte LVV. Problemi ishte LVV, pasi PDK ishte dorëzuar ende pa filluar fushata , dikush nga PDK që punonte për LDK-në, e kishte siguruar Agimin që PDK-ja, nuk do ta rrezikonte!!!

Tani që LDK zgjedhjet i fitoi bindëshëm, çdo ditë e humbur është e dëmshme dhe shkakton pasoja të mëdha në ofrimin e shërbimeve për qytetarin, shkakton vonesa në inicimin e aktivitetve të ndryshme të prokurimit dhe rrjedhimisht realizimin e projekteve që do të rregullonin jetën e qytetarit.

Tashme pasojat e mos emërimit të drejtorëve po i vërjemë në kualitetin e shërbimeve publike dhe ankesat e qytetarëve për mosfunksiionim si duhet të shërbimeve komunale, shërbimeve shëndetsore dhe sidomos në fushën e arsimit sa vijnë e shtohen.
Publikimi se janë lëshuar shkresa paralajmruese për mos vijueshmëri të rregullt në punë nga vet kryetari, janë dëshmi e mjaftueshme se, sa më shpejt duhet të funksionalizohen drejtoritë duke emëruar drejtorët e tyre.

Ajo që kërkohet nga z.Veliu nuk është vetëm emërimi i dikujt sa për të thënë, por të bëjë emërimin e përsonave kompetent, profesionalisht me nivel akademik, me etikë profesioanle dhe me të kaluar të pastër, pa vepra penale dhe korruptive. Z. Veliu duhet të ketë më shumë besim tek femrat llapjane dhe të emëroj femra në krye të drejtorive, duke respektuar kuoten gjinore, pasi përveç obligimit për barazi, do të dergonte mesazh shumë pozitiv në inkurajimin e gruas për të marrë përgjegjësi drejtuese.

Çdo vonesë mund të kuptohet si paaftësi për të kompletuar ekzekutivin, apo si arrogancë për ti mbajtur nën presion partiakët e vet! Pasi nuk kemi pasur ndërrim pushteti në Podujevë është shumë më e lehtë vazhdimi i qeverisjes, sepse do të kemi qeverisje të njejtë, vazhdimësi të asaj të cilën e kemi pasur dhe çfarë e njohim të gjithë.
P.S: Nëse dikush do të më pyeste, nuk do ti rekomandoja emërimin e drejtorit të arsimit, i cili ka qenë deri me tani, po ashtu edhe të disa drejtorëve që janë përfolur për korrupsion, pasi nuk do ti bënin nderë askujt…!

Autor:Shemsi Jashari- Demokracia Fillon Këtu