Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka përshendetur marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për largimin e dokumenteve të përkohshme për hyrje-dalje dhe njohjes së ID-ve mes shteteve respektive.
Von Cramon, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ndahet e kënaqur të dëgjojë se është arritur një marrëveshje falë lidershipit evropian dhe atij amerikan.
“Ndahem e kënaqur të dëgjoj se është arritur një marrëveshje nën lidershipin europian dhe mbështetjen e qartë të Escobar (SHBA)”, ka shkruar ajo.
“Shpresojmë që zbatimi i shpejtë do të çojë në gjetjen e zgjidhjes së targave të makinave dhe na sjellë më afër marrëveshjes përfundimtare të normalizimit”, përfundon postimi i raportueses për Kosovën.
Good to hear that a deal has been reached under 🇪🇺 leadership with the unequivocal support of DAS Escobar 🇺🇸.
Hope that the swift implementation will lead to the finding of car licence plates solution and bring us closer to the final normalisation agreement. @MiroslavLajcak https://t.co/qFUce71tAm
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) August 27, 2022






