Lokale - eSIMy

Sonte, në 22:15, vogëlushja nga Podujeva, Lorela Durmishi, është nisur drejt Turqisë.

Familjarët e saj, kanë konfirmuar për Llapi.info, nisjen drejt shtetit turk, ku kanë dërguar edhe biletën e aeroplanit.

Familja Durmishi, ka shprehur falenderim dhe mirënjohje për secilin prej jush që jeni interesuar në çfarëdo forme ta ndihmoni për sigurimin e parave për shërimin e Lorelës.

Faleminderit nga zemra krejt. Ishalla gjithçka shkon mirë e me sukses”, tha njëri nga familjarët.

Ata mbesin me shpresë që operimi do të kryhet me sukses dhe Lorela të kthehet shnosh e mirë në vendlindjen e saj; Shajkocin e Podujevës.