Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka ndaluar dy persona nën dyshimin se të njëjtët kanë kryer veprat penale, grabitje dhe posedim të armëve pa leje.
Sipas njoftimit, me datën 27.11.2018, të pandehurit A. A., nga fshati Krelan Komuna e Gjakovës dhe Sh.Ll nga fshati Kerstovc nga Komuna e Pejës, kanë shkuar të maskuar dhe të pajisur me armë zjarri, në një pompë të derivateve në fshatin Kralan Komuna e Gjakovës , duke i detyruar nën kërcenim të armëve të dëmtuarin Sh.S., dhe R.S., punëtorë në atë pompë dhe kanë arritur të marrin të holla 300 euro si dhe rreth 100 boksa cigare të llojeve të ndryshme.
Të dyshuarit A.A., dhe Sh,Ll., janë arratisur nga vendi i ngjarjes deri sa të njëjtit janë arrestuar nga ana e policisë me dt. 07.11.2018.
Gjithashtu të pandehurit A.A., pas bastisjes së shtëpisë nga ana e policisë i janë gjetur armë të llojeve të ndryshme të poseduara në mënyrë të jashtëligjshme.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me dt 08.11.2018, në Gjykatën Themelore ne Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.