Lokale - eSIMy

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të datës së zgjedhjeve lokale që priten të mbahen më 17 tetor.

Osmani këto deklarata i bëri pas takimeve që ka zhvilluar me përfaqësues dhe kryetar të partive politike.

Presidentja tha takimet me krerët politik kanë demaskuar propagandën që është zhvilluar ndaj saj ditëve të fundit për shtyrjen e zgjedhjeve.

“Ka pasur propagandë të ulët dhe të ndytë por kur kam ardhë unë në këtë zyre kam sjellë standard të ri pasi që për vendime të mëdha konsultohen të gjithë para se të merren vendimet dhe jo të merren një ditë para zgjedhjeve”, tha ajo.

“Ky takim i sotëm ka demaskuar të gjithë ata që flasin për skenare. Për informatën tuaj i kam shkruar para disa ditës IKSHPK-së edhe për situatën me COVID-19. Instituti është përgjigjur që mbajtja e zgjedhjeve paraqet mundësi për rritje të rasteve me COVID-19 dhe është rekomanduar që të shtyhen zgjedhjet. Ky nuk është vlerësimi i vetëm, një vlerësim është kërku edhe për fillimin e shkollave. Mënyra e vetme për të shtyer zgjedhjet është pajtimi në mes të të gjitha partive”, shtoi ajo.