Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani duke komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e cila e shpalli jokushtetues Ekikpin Negociator

Osmani thotë se ky vendim tregon edhe atë që ‘Haradinaj u ka ikur kompetencave kushtetuese dhe nuk është i aftë t’i mbrojë interesat e shtetit’.

“Ky vendim i ka dhënë mesazh të qartë kryeministrit Haradinaj se kompetencat kushtetuese, nuk janë zgjidh e merr. Dhe ka sqaruar që kompetenca e Qeverisë për ta ndërtuar dhe zbatuar politikën e jashtme nënkupton përgjegjësi shtetërore edhe patriotike për të mbrojtur interesant e Kosovës si kryeministër dhe si Qeveri në dialog. Duke ikur nga kjo përgjegjësi ai ka treguar që nuk është i aftë të mbrojë interesat e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.