Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se skandali i mbrëmshëm me fotografinë i ka bërë dëm të pariparueshëm Kosovës dhe nuk mund të mbulohet me asnjë konferencë për shtyp.
Ajo ka thënë se publikimi i fotografisë nuk ka qenë thjeshtë një gabim i pafajshëm, por ka qenë një plan që si duket kishte për qëllim të destabilizonte vendin.
“Jo rastësisht, brenda pak orësh, u publikua foto (e cila kinse paska qenë aty që nga viti 2003), iu dhanë emra personave në foto, iu hapën atyre profile në Facebook, iu përcaktuan vendbanime, etj). Kjo dëshmonte për një plan të organizuar mirë”.
“Turpi le të mbetet në ndërgjegjen e atyre që shndërruan ditën e djeshme nga një ditë të dedikuar për viktimat, në një ditë të protagonizmit politik e skandaleve të turpshme”, ka shkruar Osmani./Llapi.info






