Lidhja Demokratike e Kosovës në një atmosferë festive ka hapur sonte zyrtarisht fushatën zgjedhore.
Kandidatja e këtij subjekti për Kryeministër të Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur pjesëmarrjen e simpatizantëve të saj, duke thënë se fitorja e LDK-së do të jetë fitore e Kosovës, njofton Klan Kosova.
”Prej sonte ka fillu numërimi mbrapsht për fitoren historike të LDK-së edhe të Kosovës. E natyrisht që fitorja e LDK-së është fitore e Kosovës sepse është e vetmja parti e qytetarëve, të tjerët thjeshtë janë parti me pronarë”.
”Tek ne s’ka pronarë, tek ne ka punë për qytetarët e Kosovës e meqë kemi fol mjaft për sonte, tash e tutje qytetarët do t’i shohim punët tona të ndershme me të cilat do të krenohet secili prej tyre”.