Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targat.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se tani është koha për t’u përmbyllur marrëveshja për njohje.

Ai ka kërkuar që përmbyllja e kësaj marrëveshjeje të bëhet me lidership amerikan.

“Mirëpres arritjen e marrëveshjes për targa. Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership Amerikan”, ka shkruar Haradinaj.

Të mërkurën është arritur marrëveshja për targat midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.