Lokale - eSIMy

Sot, është dhënë tenderi për vazhdimin e punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit për kontratë, tenderi është fituar nga: Grup i Operatorëve Ekonomik Bujar Shabani B.I.; KOSOVA ASFALT SH.P.K.; BAGERI – 1 SH.P.K.; EL-BAU SH.P.K.

Vlera e kontratës së publikuar është mbi 8 milionë euro.

Pas dhënies së kontratës, pritet të nisin edhe punimet në këtë magjistrale, të cilat kanë nisur shumë kohë më parë.

Për këtë rrugë, Ministria e Infrastrukturës pati thënë pak muaj më parë se do ndahen 37 milionë euro.

Punimet pritet të kryhen për 14 muaj.