Temperaturat në Kosovë kanë nisur të shënojnë rënie, derisa vende-vende janë përcjellë edhe me reshje shiu e bore, njofton Llapi.info.
E, qyteti i Podujevës sot është zbardhuar nga reshjet e borës, të cilat kanë filluar mëngjesin e sotëm. Madje, nga reshjet është krijuar edhe një shtresë e borës.
Sipas parashikimit të motit, reshjet e borës pritet të krijojnë shtresë bore edhe në vise të ulëta, derisa në vise malore do të ketë rritje të shtresës së borës, që është formuar nga reshjet e ditëve të fundit.
Temperaturat do të sillen nga -1 deri në 4 gradë celsius.
Nga dita e mërkurë mbi rajon do të shtrihen zona anticiklonike, që do të favorizojnë mot më stabil, me intervale më të gjata me diell por të ftohtë, e me ngrica në orët e mëngjesit./Llapi.info