Dje në Ferizaj është raportuar për një vjedhje të një veture.
Sipas raportit të Policisë, ankuesi K-Shqiptar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij është vjedhur vetura me targa të Sllovenisë e cila është pronë e një kompanie sllovene dhe ishte në shfrytëzim nga ankuesi.
Po dje, po në ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.
Për të dy rastet nuk raportohet për të arrestuar, ato mbeten nën hetime.






