Një vjedhje ka ndodhur sonte rreth orës  18:00 në fshatin Dobërdol të Komunës së Podujevës, raporton Llapi.info.

Lajmin për Llapi.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Kjo e fundit ka shtuar se policët u gjuajtën me armë zjarri nga hajnat, të cilët janë futur me forcë brenda një shtëpie në këtë fshat.

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Dobërdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar”, tha ajo.

Aktualisht, sipas Ahmetit, Policia janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar./Llapi.info