Lokale - eSIMy

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur në Podujevë, raporton Llapi.info.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës në njoftimin ditor të saj.

Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar si i janë vjedhur tri ora, një pompë e ujit dhe një mjet që shërben për ngritjen e peshave për material ndërtimor.

Krejt këto, ankuesi në polici ka pohuar se dyshon tek një i afërm – konkretisht nga nipi i tij.

I akuzuar raportohet se gjendet momentalisht jashtë shtetit.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet pos tjerash në raportin e PK-së./Llapi.info