Lokale - eSIMy

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sonte në parkingun e marketit “ETC” në Podujevë, raporton Llapi.info.

Llapi.info ka mësuar se një mërgimtari i është thyer vetura nga disa persona.

Portali ka mësuar se në veturë i janë vjedhur para të gatshme dhe gjësende tjera në vlerë mijëra euro.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Llapi.info është në pritje të një konfirmimi nga Policia./Llapi.info.