Mbrëmë nga zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të vjedhjes së rëndë, që ka ndodhë në rrugën “Xhemail Mustafa”, në Podujevë.

Sipas policisë, ai dyshohet se gjatë natës së kaluar me forcë kishte depërtuar brenda një lokali, ku ka marrë gjësende në vlerë rreth 1250 euro.

I njëjti është arrestuar në flagrancë nga ana e policisë.

“Personi i dyshuar A.H, mashkull,3 7 vjeç, është dërguar në mbajtje. I njëjti për veprën vjedhje e rëndë dhe disa vjedhje të tjera ku dyshohet të jetë i përfshirë, do të intervistohet sot për shkak se pas bërjes së testit, mbrëmë ka rezuluar i dehur”, njofton policia./Llapi.info