Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në njoftimin dërguar mediave. Sipas PK-së, një femre u janë vjedhur dy portofola.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 31.10.2020 – 16:10. Ankuesja femër Kos. ka raportuar se deri sa ka qenë duke ecur në rrugën e lartcekur, tre persona te rinj iu kanë ofruar dhe njëri prej tyre ia ka marrë nga dora dy kuleta (njëra kuletë e kunatës së saj)”, ka thënë Policia e Kosovës.
Pa dhënë detaje tjera, PK ka thënë se rasti është nën hetime, derisa i njëjti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
Duhet theksuar se numri i rasteve të vjedhje në Podujevë këtë vit ka qenë i theksuar, derisa numër i madh ka qenë edhe i atyre për vjedhje të rënda.
Ndërkohë, vetëm gjatë vitit 2019, në këtë komunë kishin ndodhur 361 raste të raportuara për vjedhje. Prej tyre, 199 kanë qenë të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info






