Një vjedhje e rëndë është regjistruar në Podujevë, ku në një shtëpi janë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe një pushkë gjuetie, raporton Llapi.info.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ani pse ky institucion s’ka dhënë shumë detaje.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpi, me ç’rast kanë vjedhur një pushkë gjuetie, stoli ari dhe para të gatshme”, ka thënë Policia në raportin 24-orësh.
Deri më tani Policia nuk raporton për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast, ndërsa ka thënë se i njëjti po vazhdon të hetohet. Siç mëson Llapi.info, rasti ka ndodhur në fshatin Peran.
Duhet theksuar se përgjatë vitit 2019, në qytetin e Podujevës kishin ndodhur 361 raste të vjedhjeve. Prej tyre, 199 kanë qenë të rënda, kurse janë arrestuar vetëm 12 persona./Llapi.info






