ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje.

Kështu e kanë pësuar edhe dy gra në qytetin e Podujevës, në shtëpinë e të cilave kanë hyrë me forcë persona të panjohur ku kanë arritur që të marrin stoli ari e para të gatshme.

Sinjali mëson se vlera e përgjithshme e dëmit është rreth 1 mijë euro, teksa rasti është denoncuar edhe në Policinë e Kosovës.

Njësitë policore me të marrë informacionin kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohen të dyshuarit.