Vjedhjet po vazhdojnë të jenë dukuri shqetësuese edhe për banorët e Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.
Numri i tyre është rritur javët e fundit, derisa i theksuar vazhdon të jetë i atyre të rënda.
Një vjedhje e tillë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në fshatin Bajçinë të kësaj Komune.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, të dërguar sot medieve.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari”, thuhet në raportin e Policisë.
Pa dhënë detaje tjera, Policia ka thënë se rasti po vijon të hetohet./Llapi.info