Lokale - eSIMy

Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar në Podujevë, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, persona të panjohur kanë depërtuar brenda një shtëpie në fshatin Merdar.

Rastin e ka paraqitur në organet e sigurisë një femër, teksa ka raportuar se në këtë shtëpi janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Policia e Kosovës këtë rast e ka cilësuar si “vjedhje e rëndë”, ndërkohë që i njëjti, sipas Policisë, po vazhdon të hetohet./Llapi.info