Lokale - eSIMy

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Podujevë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:45, derisa persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi.

Hajnat në këtë shtëpi, sipas raportit 24-orësh të PK-së, kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti po vazhdon të hetohet nga organet e sigurisë.

Duhet theksuar se vjedhjet e rënda po vazhdojnë të jenë të theksuar edhe përgjatë këtij viti në Podujevë, ndërkohë që një tjetër vjedhje e tillë ka ndodhur ditë më parë në fshatin Sekiraçë./Llapi.info