Lokale - eSIMy

Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmë rreth orës 19:00 në Podujevë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar sot Policia e Kosovës, në një shtëpi hajnat kanë hyrë me forcë, ku kanë kryer vjedhje.

“Podujevë 25.08.2021 – 19:10. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, katër ora dore dhe një diviar”, njofton PK.

Pa dhënë detaje tjera, Policia e Kosovës ka thënë se ky rast po vazhdon të hetohet.

Duhet theksuar edhe përgjatë këtij viti numri i vjedhjeve në Podujevë ka qenë i madh, ndërkohë që i theksuar ka qenë edhe i atyre të rënda./Llapi.info