Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në një shtëpi në fshatin Letanc të Podujevës, raporton Llapi.info.

Burime te Llapi.info kanë treguar se rasti ka ndodhur në momentin kur famijarët nuk gjendeshin në shtëpi, konkretisht në një aheng.

Sipas këtyre burimeve, dyshohet se personat e maskuar kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari.

Llapi.info do t’iu mbajë informuar, derisa portali është në pritje të informacioneve shtesë nga Policia e Kosovës./Llapi.info