Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sfeçël të Podujevës, raporton Llapi.info.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në njoftimet ditore – dërguar mediave.
Sipas Policisë së Kosovës, një traktor është vjedhur nga disa persona tashmë të panjohur.
Policia e Kosovës ka thënë se rasti po vazhdon të hetohet.
Vjedhja ka ndodhur dje në pikë të ditës – konkretisht rreth orës 14:00.
Policia e ka cilësuar si “vjedhje të rëndë”.
Llapi.info do t’iu mbajë të informuar për detaje tjera.
/Llapi.info






