Një tjetër vjedhje e rëndë është regjistruar në rajonin e Podujevës, raporton Llapi.info.

Në fshati Gllamnik të kësaj Komune, në një depo ndërtimore, janë vjedhur pajisje dhe para të gatshme. Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin e saj ditor, ani pse s’ka dhënë detaje të hollësishme.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një depo ndërtimore, nga person a ende të pa njohur janë vjedhur pajisje elektronike si dhe para të gatshme. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit”, thuhet në raportin e PK-së.

Duhet theksuar edhe përgjatë këtij viti numri i vjedhjeve në Podujevë ka qenë i madh, ndërkohë që i theksuar ka qenë edhe i atyre të rënda./Llapi.info