Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në Podujevë, raporton Llapi.info.
Sipas Policisë së Kosovës, vjedhja ka ndodhur në dy shtëpi që gjenden në rrugën “Rrahman Mehmeti”.
“Rr. Xhafer Rrahmon Mehmeti, Podujevë 24-25.09.2022-09:00. Dy ankuesit një mashkull dhe një femër kosovarë, kanë njoftuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e dy shtëpive dhe nga aty kanë arritur të vjedhin: stoli ari në vlerë dhe një dokument personal”, ka njoftuar Policia, pa dhënë detaje tjera./Llapi.info