Një person i dyshuar për një vjedhje në fshatin Peran është arrestuar nga Policia e Kosovës, raporton Llapi.info.

Sipas Policisë së Kosovës, vjedhja kishte ndodhur në mars të këtij viti, ndërkohë që arrestimi i tij është kryer pas një pune hetimore.

“Fsh. Peran, Podujevë 26.03.2022 – 16:45. Sot më 17.08.2022 pas një pune hetimore është arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për kryerjen e një vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar PK.

Raporti i policisë në mars pati treguar se vjedhja kishte ndodhur në një shtëpi, ku ishte vjedhur një kasafortë me para dhe stoli ari./Llapi.info